Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Këta të fundit kanë qenë shumë kurioz dhe i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.
Në mesin e pyetjeve ishte edhe në lidhje me Tean, kjo për shkak se iu publikuan fotot e saj teksa puthej me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beartin.
“Mendimi yt për situatën e Teas?”, e ka pyetur dikush Sindin, e cila ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.
“Të them të drejtën nuk di çfarë të mendoj me këtë temë… Do të dëshiroja të prisja për një koment nga vetë protagonistët… Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer”, shprehet Sindi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.