×
  • Show Time
  • Show Time

    Linda Halimi do të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare në klipin e ri

    Reporteri
    15 Prill 2022 | 22:17

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi është rikthyer në Tiranë.

    Ajo ndodhet në kryeqytetin shqiptar, pasi atje ajo është duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, duke treguar një pjesë nga xhirimet e klipit i cili duket se do të jetë vërtetë i veçantë.

    Në videon muzikore të këngës së saj të re, Halimi ka vendosur të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

    “Love me like” do të titullohet kënga e cila është në anglisht, por një pjesë e mdelodisë duket se ka të ndërthurura ritme tradicionale shqiptare.

    “A jeni gati”, shkroi Linda në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se ky projekt muzikor do të publikohet shumë shpejt.

    Linda përndryshe bëri bujë me deklaratat e saj në media vetëm pak javë më parë, ku në një intervistë në kanalin Top Channel tha se arsyeja pse ka stagnuar me karrierën e saj në Amerikë, është se i janë kërkuar favore të ndryshme në këmbim të karrierës nga producentët amerikanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!