Lola Haradinaj admirohet mjaft shumë nga publiku dhe tanimë ka mbledhur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë dhe mjaft emocional bashkëshortit të saj, deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinajt.
Në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet në formë të mirë përkrah burrit të saj.
“U rrita me ty”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
https://www.instagram.com/p/CGX5UJ4nbLD/
Të njëjtin imazh e ka ndarë me ndjekësit edhe Haradinaj me përshkrimin, “14 vite bashkë” – duke njoftuar se festojnë përvjetorin e martesës.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3289211214465317
Dauti dhe Lola ndërkaq jetojnë në Prishtinë dhe janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.
Lola përndryshe vite më parë ka qenë prezantuese e emisionit të lotarisë në Radio Televizionin e Kosovës, por që tani nuk është e angazhuar në ndonjë projekt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.