Reperja e njohur kosovare Loredana është nderuar me çmimin “Artistja më e mirë” në MTV EMA, ku dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me lookun e saj.
Në kuadër të këtij triumfi, për reperen ka shkruar media zvicerane “Blick”. Asaj i është dedikuar një artikull i veçantë.
“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, është shprehur vetë Loredana.
Ndërkohë ndaj suksesit të reperes, ka reaguar dhe çifti zvicerian, me të cilin ajo u përfshi në një skandal para disa muajsh duke u komentuar shumë në media.
Mediumi zvicerian ‘LOOK’ ka pyetur të shoqin e Znj. Petra, se ç’mendim kanë për çmimin e fituar nga Loredana.
“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, është shprehur ai duke treguar se çështja mes tyre ende nuk është mbyllur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.