×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana fiton një çmim të rëndësishëm në Zvicër

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 9:47

    Rap – artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është njëra nga reperet më të suksesshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.


    Ajo tashmë është duke punuar fuqishëm për karrierën e saj, e që pas distancimit nga reperi Mozzik, biondja po vazhdon e vetme dhe siç ka thënë ‘do e sjellë bukën në shtëpi edhe për vajzën e saj’.

    Ndërkohë, pak më parë ajo publikoi albumin e saj “King Lori”, i cili momentalisht po pëlqehet tejet shumë duke u renditur në majë të klasifikimeve.

    Ndonëse ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për të, artistja Zefi tregon se i gjithi i dedikohet një personi të veçantë dhe ajo padyshim se është vajza, Hana.

    Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, 24-vjeçarja bën të ditur se ka marrë një çmim për këngën e saj me Mero, dhe se çdo gjë ia dedikon vetëm një njeriu, vajzës së saj.

    “Çdo gjë vetëm për ty Hana”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqet me vajzën e saj.

    Loredana përndryshe është ndarë nga reperi ferizajas pas disa vitesh njohje së bashku dhe dyshja në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë.

    https://www.instagram.com/p/B37L-vhlIu3/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!