×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana kërkon lirimin e Noizyt

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 14:49

    Loredana ka kërkuar lirimin e Noizyt pasi reperi është arrestuar në Lezhë nga autoritetet shqiptare të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

    Artisti u shpall në kërkim për shkak se akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ka ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni.

    Loredana e cila ka pasur edhe bashkëpunime në muzikë me Noizyn ka kërkuar lirimin e tij.

    “Free Noizy”, ka shkruar reperja në Instagramin e saj ku edhe ka postuar foton e artistit shqiptar.

    Pos Noizyt, është arrestuar edhe DJ Crax, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Stresi.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se ka nënshkruar tri kërkesa drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e Rigels Rajkut i njohur si Noizy, Arkimend Lushajt (Stresi) si dhe Dj të Noizyt, “Crax”.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haxhiu për gazetën online Reporteri.net.

    Sipas policisë shqiptare, reperi Noizy u arrestua mbrëmë në Shëngjin në vendin ku u paralajmëruar se do të performonte.

    Kapja e tyre u bë në Lezhë dhe të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, sipas njoftimit të lëshuar sot.

    “Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

    Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe disa persona të tjerë ditë ditë më parë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës.

    Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, i cili u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident. /Reporteri.net/

    Ministrja Haxhiu i kërkon Shqipërisë ekstradimin e Noizyt, DJ të tij dhe Stresit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!