×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana me stil të veçantë flokësh, merr vëmendje në paraqitjet e reja

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 11:06

    Artistja e njohur nga Ferizaj, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, shquhet për pamjen e saj për të cilën kujdeset në masë të madhe.


    Atë prej vitesh e kemi parë me stil të njëjtë të flokëve, bionde e flokë të gjata – teksa kohëve të fundit ka bërë një transformim të madh.

    Bukuroshja, e cila numëron 2.8 milionë ndjekës në Instagram, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria me fansat e saj.

    Në këto fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjete sociale, ajo vjen me ndryshim të ri dhe me një stil interesant flokësh i cili u komentua edhe nga fansat.

    Megjithëkëtë, 24-vjeçarja arrin gjithnjë të jetë në formë të mirë dhe në hap me trendet e reja.

    Lori kohëve të fundit ka qenë cak i mediave zvicerane për shkak të historisë së bujshme me zviceranen, Petra Z.

    Kjo e fundit kërkoi ndihmë në rrjetet sociale pasi tha se nuk kishte para për të paguar funeralin e nënës së saj që vdiq muajin e kaluar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!