Ndarja mes Loredanës dhe Mozzik ëshët një ndër temat më të komentuara në media, edhe pse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht.
Ata kanë disa kohë që nuk janë parë bashkë dhe ditëlindjet i festuan të ndarë, gjithashtu ata as nuk e uruan njëri-tjetrin në media sociale.
Postimet e fundit që po bëjnë në rrjetet sociale kanë ngjallur shumë dyshime, ku këngëtarët po hedhin kunja për njëri-tjetrin dhe e fundit është Loredana.
Reperja ka publikuar në Instastory dy foto dhe në secilën prej tyre ka shkruar dedikime që mund të jenë për Mozzik.
Tek fotoja e parë ajo shfaqet para një pasqyrë dhe në të shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.
Ndërsa në foton tjetër ajo i drejtohet një ish të dashuri.
“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”, shkruan Loredana.
Të dy kanë fshirë nga Instagram-i fotot ku shfaqeshin bashkë dhe kanë lënë vetëm ato të koncerteve.
Gjithashtu ata nuk ndiqen as në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.