×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana vishet me bluzën e Mozzik, ky i fundit nuk heziton ta ngacmojë me komente

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 20:30

    Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzikut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait. Prej disa ditësh ata po shijojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Hanën.


    Madje nuk janë përpjekur fare të fshihen gjatë kësaj kohe, pasi Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.

    Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta, duke ju vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.

    Madje ata kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. Në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur të veshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna. Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.

    Siç duket atij i ka pëlqyer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten.

    Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.

    Ata të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin ende nga profilet e tyre në Instagram, megjithatë kjo nuk i pengon që të japin pëlqimet për postimet që bëjnë.

    Megjithatë dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!