Raperja kosovare Loredana Zefi po akuzohet se ka përvetësuar nga një çift zviceran nga Valais rreth 700,000 franga. Gazeta zvicerane 20minuten.ch shkruan se ajo mund të përballet me burgim deri në pesë vjet ose me gjobë.
Megjithatë, nëse dënohet për mashtrim sipas ligjeve të këtij vendi Loredana nuk do të mund të qëndrojë më në Zvicër.
Megjithëse Loredana u rrit në Emmenbrücke në Luzern, ku edhe u shkollua, kjo gazetë zvicerane shkruan sot se ajo ka vetëm shtetësinë kosovare. Kjo është konfirmuar nga prokurori publik i kantonit të Luzernit. Gazete tutje shkruan se reperja dikur kishte aplikuar për shtetësi zvicerane. Në fund të vitit 2013 ajo aplikoi për natyralizim, por aplikimi, megjithatë, me sa duket iu refuzua. Pse ka ndodhur kjo nuk dihet. Komuna nuk ka dashur të komentojë rastin për arsye të privatësisë, shkruan gazeta, transmeton Reporteri.net.
Ndryshe, dje reperja kosovare në në konferencë për media ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran, mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kërcënime apo me dhunë.
Ajo në një mënyrë ka pranuar se familjarët e saj janë të përfshirë në këtë rast, mirëpo është shprehur se ajo nuk ka qenë e involvuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.