Luana ka shuar kureshtjen e fansave.
Luana Vjollca është një nga emrat më të dashur të ekranit shqiptar, e cila është aktive edhe në muzikë, shkruan lajmi.net.
Fansat e saj padyshim që duan të dinë nëse Luana ka lëvizur diku për sezonin e ri televiziv, por duket se nuk ka të reja në këtë drejtim.
Kjo ngase, moderatorja ka nisur punën për sezonin e ri të emisionit të saj “Shiko kush Luan”, teksa po punon edhe për këngë.
Përmes disa postimeve, Luana lë të kuptohet se kanë filluar përgatitjet, por nuk tregoi se cilat do të jenë risitë që i sjell kësaj radhe.
Kujtojmë se para pandemisë, ajo kishte paralajmëruar formatin “Take me out Albania”, por planet u pezulluan për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 në vend.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.