×
  • Show Time
  • Show Time

    Luana Vjollca zbulon si dukej 10 dhe 20 vite më parë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 23:35

    Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, i është rikthyer fuqishëm tregut muzikor, ku brenda një kohe të shkurtër ka publikuar disa bashkëpunime.


    Projekti i saj më i fundit është “Yalla Habibi”, në bashkëpunim me Faydee, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

    Edhe pse karrierën muzikore e nisi me vonesë, duket se moderatorja e ka ditur gjithmonë se do të kishte një të ardhme të suksesshme në këtë fushë.

    Luana ka publikuar ditën e sotme një fotografi, ku janë të përmbledhura 3 imazhe në kohë të ndryshme, ku vërteton se e ka patur pasion ekranin, transmeton panorama.

    Në fotot e përmbledhura në një të vetme, moderatoja shfaqet me mikrofon në dorë. Në njërën foto Luana shfaqet në mosën 7-vjeçare, në një tjetër kur ishte 17 dhe e fundit 27 vjeçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!