×
  • Show Time
  • Show Time

    Luiz Ejlli në spital: Nuk jam mirë

    Reporteri
    24 Tetor 2023 | 21:28

    Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duket se po kalon një problem shëndetësor.

    Artisti i njohur shkodran ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet i shtrirë në spital.

    Ai thotë se ka bërë mungesë në Instagram pasi këto kohë nuk po ndihet mirë dhe se po merr trajtim.

    Krijuesi i hitit “Me ty” ka publikuar edhe infermieret duke treguar se nuk e kanë lënë vetëm asnjë sekond.

    “Kam bërë mungesë në Instagram se nuk jam mirë. Po ju përshëndes me këta dy engjëjt mbrojtës, nuk më kanë lënë vetëm në asnjë sekond”, u shpreh ai.

    Kjo duket t’i ketë ardhur pas angazhimeve të shumta si me koncerte ashtu edhe tani me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

    I njëjti vetëm pak ditë më parë ka qenë nëpër vende të ndryshme për të promovuar filmin e ri, në të cilin pati rolin kryesor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!