Fenomeni i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Kce”.
Kënga më e fundit e artistit shqiptar, është ndryshe prej herave të tjera siç jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ai, pasi në vete ngërthen vija melodike më ritmike.
Kjo këngë, gjithashtu nxjerr pa dyshim një version më ndryshe të këngëtarit shkodran, i cili njihet për baladat e tij.
Prej tani, mund të themi se projekti i fundit nga Ejlli mund të kap premisat e një hiti; ende pa filluar vala lansimeve për sezonin e verës.
Kënga u realizua nga SBS Entertainment, gjegjësisht producenti Çelik Lipa, ka grumbulluar mbi 80 mijë shikime vetëm sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.