Këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli në angazhimet e shumta që kishte gjatë ditës së djeshme, ai ka gjetur kohë që ta ngushëllojë familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, në veri nga bandat kriminale serbe.
Me anë të një Instastory ai ka shkruar se edhe pse kishte një ditë plot ngjarje të këndshme, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova për sulmin tragjik që ndodhi dje.
“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë
Sot u vra një polic baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova a nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.