Gjatë bisedës me Nitën, Armaldon dhe Tanin, Luizi u shpreh se momenti më pikant i tij në Big Brother VIP Albania ishte takimi me babain e Kiarës i cili ishte në një nga spektaklet e mëdha.
Ai u shpreh se ka reflektuar në atë që duhet të japin në shoqëri dhe në ekran.
“Më ngeli në mendje që babai u Kiarës më tha ‘çapacul’. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve ‘material’ me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin.
Nuk është ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve, momentin dhe personin që ke përballë. Ato fjalë që i themi ne, mund t’i themi në një mënyre tjetër. Kjo nuk do të thotë se Luizi do të ndryshojë, madje loja do bëhet akoma më e ashpër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.