Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” u hap një televotim, ku publiku do të votonte për 4 ish-banorë që të riktheheshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kiara Tito, Bledi Mane, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes rihynë mbrëmë në BB VIP, por me disa kushte ndryshe nga banorët që janë në shtëpinë e BB VIP.
Vetëm njëri prej tyre do të kenë mundësi që të shkojë në finalen e madhe që do të mbahet me 6 maj. E nëse njëri prej tyre arrin edhe të fitojë çmimin e madh, ata do të marrin vetëm 50 mijë euro.
Për këtë arsye, Luiz Ejlli, i cili dëshiron që partneren e tij ta ketë në finale, ka menduar edhe planin e radhës. Teksa po qëndronin bashkë, këngëtari i tha moderatores se nëse dalin bashkë në finale, ajo të tërhiqet.
“Në qoftë se dalim në finale bashkë kokë më kokë, thuaj ti do të tërhiqem, se e marr unë, marr 100 mijë euro, me marrë ti, merr 50 mijë”, i thotë Luizi Kiarës, e cila qesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.