Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit.
Teksa të katër banorët ishin shtrirë te një krevat, Kiara tha se do i vinte shumë mirë që ta fitonte ai këtë edicion të BB VIP. Duke qeshur Luizi shprehet ‘se nuk del nga aty, vetëm nëse e nxjerr RENEA”.
“I kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë, por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, tha Luizi.
Menjëherë Kiara thotë ‘a më the se do ikim në shtëpi?” dhe këngëtari i përgjigjet:
“Duro moj duro. Ti thua se do ma plotësojnë e, të rrinë një staf 1000 vetë duke më parë mua nëpër shtëpi, a je në terezi. Por nëse ma plotësojnë do rri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.