Ajo është e njohur për luksin që bën dhe këtë tashmë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për reperen shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, Loredana Zefin, që tanimë po vazhdon të jetë mjaft e komentuar sa për jetën ashtu edhe për të bëmat e përditshme.
Biondja, e ndjekur nga tre milionë njerëz, së fundmi mori vëmendje për një nga paraqitjet me një kostum të gjelbër me vija.
Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme, shkruan Telegrafi.
Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.
Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.