×
  • Show Time
  • Show Time

    Luli e “Përputhen”: Edi Rama është seksi, ma ndez llampën sa e shikoj, ndërsa Meta sa kofsha ime

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 20:10

    Luljeta është një ndër personazhet e “Përputhen” e cila tërhoqi vëmendje menjëherë. Natyra e saj sportive dhe energjike nuk kaloi pa u komplimentuar nga ndjekësit, mirëpo ka pasur dhe nga ata të cilët nuk kanë kursyer kritikat ndaj saj.


    Gjë e cila nuk e ka penguar aspak Lulin të nxjerrë dhe dy këngë “S’ta jap” dhe “Luje”. Në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë për qefin e saj dhe nuk synon të ketë klikime apo të ardhura.

    Një ndër shprehjet e saj që ka bërë mjaft zhurmë është: Ma ndez llampën.

    Pikërisht me këtë shprehje moderator i emisionit i bëri një lojë Lulit, ku para i vuri personazhe të njohur për të ditur nëse ja ndezin ose jo llampën.

    Teksa doli kryeministri, Edi Rama, Luli u shpreh se: Ky është s*ksi. Ta ndez pa e parë mirë. Mashkull dy metër, i kuruar i veshur. Ma ndez llampën.

    Ndërsa, për presidentin Ilir Meta nuk pati të njëjtin reagim: Jo, jo. Ky sa kofsha ime. Mos të mërzitet, Iliri është I shkurtër, rrumbullak, topolak. Nuk ma ndez llampën.

    Gjithashtu nuk mund të mungonte as Lulzim Basha i cili nuk është tipi i Lulit.

    “Basha është king, është i bukur. Është i plogët. E ndez llampën, por nuk është tipi im”, tha ajo në ABC e pasdites”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!