×
  • Show Time
  • Show Time

    Madhështore: Dua Lipa konfirmon ardhjen e këngëtares me famë botërore në ‘Sunny Hill Festival’

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 12:56

    Dua Lipa ka konfirmuar edhe emrin e radhës që do të marr pjesë në festivalin ‘Sunny Hill Festival’ në Kosovë.


    Bëhet fjalë për super këngëtaren me famë botërore, autoren e hitit të famshëm ‘Wrecking Ball’, Miley Cyrus, shkruan Reporteri.net

    Dua Lipa ka shfrytëzuar rrjetin e saj në Instagram për të njoftuar ardhjen e saj.

    “E lumtur që më në fund do të njoftojë ardhjen e tretë dhe të fundit për SUNNY HILL FESTIVAL 2019, pasi ia dola të dalë nga vrima e lepurit me një pjesë… Unë gjeta një shoqe të dashur e cila kishte një mesazh për @sunnyhillfestival… Prishtina, Kosova a jeni gati për MILEYCYRUS”, ka shkruar Lipa në njoftimin e saj.

    “Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.

    Në videon e publikuar nga Dua, ajo e pyet Mileyn se çfarë do të bëjnë, ndërsa ajo ia kthen se do të shkojmë në Kosovë me mbretëreshen e Kosovës.

    Kujtojmë që festivali mbahet gjatë ditëve 2,3 dhe 4 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!