Këngëtarja e njohur, Madonna, njihet për stilin e saj të veçantë, e në të njëjtën mënyrë ka përçuar edhe një mesazh për pandeminë coronavirus.
Një një set fotografik nga vaska, mbretëresha e muzikës pop ia ka bashkangjitur edhe një video ku flet për këtë virus.
“Coronavirusit nuk i intereson se sa i pasur ose i famshëm je, sa qesharak, sa i mençur je, ku jeton, sa vjeç je, çfarë historie të mrekullueshme mund të tregosh”, ka thënë Madonna.
https://www.instagram.com/p/B-Cno80hNub/?utm_source=ig_embed
Nga vaska e mbushur me petale lulesh, këngëtarja tregon se të gjithë jemi të barabartë dhe se nëse fundosemi, do fundosemi të gjithë.
“Në fund të natyrës njerëzore jemi të gjithë në të njëjtën anije, nëse anija fundoset do të fundosemi të gjithë me të”, përfundoi këngëtarja.
Edhe pse me qëllim të mirë, videoja u prit negativisht nga fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke i dërguar asaj një valë mesazhesh kritikuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.