×
  • Show Time
  • Show Time

    Majk fotografohet me një vajzë brenda qendrës tregtare në Prishtinë

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 22:25

    Që nga ndarja me Majlinda Zekën, Majk ka hezituar të flas për jetën e tij private.

    Reperi, i cili ka edhe një djalë me Majlindën, ka zgjedhur që mos të bëjë publike më lidhjet e tij të dashurisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, së fundmi ai është fotografuar brenda një qendre tregtare në Prishtinë, së bashku me një vajzë.

    Nuk dihet nëse vajza në fjalë është e dashura e tij e re, apo thjesht shoqe, duke qenë se ai ende nuk është prononcuar për jetën e tij sa i përket sferës së dashurisë.

    Ndryshe, Majk duket mjaft i përkushtuar në muzikë, ku javën e kaluar ai lansoi projektin e ri në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezaj, kënga me titull “Mëkati jem”, e cila deri tani ka mbledh afër dy milionë klikime në Youtube./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!