Reperi kosovar Majk, ka folur në programin veror “Pushime on Top” rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Ai u shpreh se ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë në fillimet e karrierës, pasi ishte vetëm 19 vjeç kur u përball me famën dhe suksesin.
Reperi i njohur tha më tej se jeta tashmë i ka dhënë një mundësi të dytë, të cilën po përpiqet ta përdorë siç duhet.
“I flas Zotit çdo natë, i jam lutur Zotit për një mundësi të dytë, se e kisha të parën…por isha shumë i ri dhe nuk dija me e menaxhu siç duhet”, tha Majk.
Por kjo mundësi duket se vjen për Majkun në një fazë kur ndodhet single pasi, sikurse shprehet ai, nuk ka aktualisht një shoqe zemre.
Pyetjes nëse e konsideron veten të suksesshëm, Majk iu përgjigj: “Unë gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja, nuk jam i ngopur me këtë që kam bërë deri tani se e di që mund të jap më shumë, të jap më të mirën nga vetja”.
Reperi theksoi se kurrë nuk ka blerë klikime, sepse nuk i shikon si tregues të suksesit të këngës.