×
  • Show Time
  • Show Time

    Majk uron djalin e tij për ditëlindjen e tretë

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 12:13

    Sot (e martë) është një ditë mjaft e rëndësishme për reperin e popullarizuar të skenës shqiptare, Majk.


    Kjo ngase djali i tij i vetëm, Roani, feston ditëlindjen e tretë dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim i veçantë nga i ati.

    I njëjti ka publikuar dy fotografi pranë tij në llogarinë personale, Instagram, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të mira për të birin.

    “Urimë ditëlindjen e tretë zemra e babait. T’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote. Të don babi”, ka shkruar ai krahas imazheve.

    Në hapësirën për komente, Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) pranoi urime të shumta nga miqtë dhe kolegët e tij.

    https://www.instagram.com/p/CAWF4X4luss/?utm_source=ig_web_copy_link

    Roani përndryshe është djali i Majk dhe bukuroshes nga Prishtina, Majlinda Zeka, të cilët pavarësisht se janë të ndarë ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!