×
  • Show Time
  • Show Time

    Marina Vjollca e pyet sa të dashura ka pasur, Majk habit me përgjigjen e tij

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 8:16

    Majk është një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili është komentuar shpesh jo vetëm për hitet që i ka dhuruar publikut, por edhe për jetën sentimentale.


    Majk ishte i ftuari special mbrëmë në natën e parë të emisionit “Klanifornia”, nën drejtimin e Marina Vjollcës.

    Reperi u përball me disa pyetje vërtet pikante gjatë një interviste me Marinën, shumica e të cilave ishin për jetën e tij private. Majk tregoi mes të tjerave se ka dalë me një vajzë të famshme për publikun shqiptar, edhe pse kurrë nuk do ta tregojë emrin e saj.


    Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka pasur më shumë se një lidhje të vërtetë, dhe çuditërisht ka pasur vetëm një “lidhje tamam”. Aktualisht këngëtari deklaroi se është single:

    Sa është numri i të dashurave që ke pasur?

    Majk: Një! Lidhje tamam kam pasur vetëm një.

    Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?

    Majk: Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh.

    Ishte e suksesshme apo është e suksesshme?

    Majk: Po.

    Patët diçka më shumë?

    Majk: Po.

    Bionde apo brune?

    Majk: Të dyja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!