×
  • Show Time
  • Show Time

    Martohet alpinistja Uta Ibrahimi

    Reporteri
    31 Korrik 2022 | 10:15

    Dje i ka dhënë fund beqarisë alpinistja, Uta Ibrahimi. Ajo është martuar me partnerin e saj, Metodi Chilimanov, në një ceremoni me miqtë e të afërmit.

    Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, në disa postime që ka shpërndarë në rrjete sociale.

    Alpinistja, e cila ka korrë suksese të mëdha në sportin e alpinizmit, ka shkëlqyer me një dukje më ndryshe me fustan të bardhë.

    Partneri i saj në anën tjetër po ashtu ka zgjedhur një kostum bardh e zi mjaft elegant.Të ftuar kanë qenë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë edhe nga bota e sportit.

    Gjilanasja deri më tani ka ngjitur majat më të larta të globit, që e ka bërë të rikthehet në një nga yjet më të suksesshme shqiptare në këtë fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!