John Cena është tashmë burrë i martuar. Ai dhe e dashura e tij Shay Shariatzadeh u martuan në ceremoni sekrete në Tampa, në Florida.
Ata kanë bashkë prej një viti, pak pas ndarjes së John Cena nga e fejuara e tij Nikki Bella.
Shay ka lindur në Iran, por është shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere produktesh në një kompani teknologjike në Vancouver.
Për Shay-n është martesa e parë, kurse për John është e dyta pas asaj me Elizabeth Huberdeau nga 2009-ta në 2012-ën.
Nga dasma, s`ka dalë asnjë detaj deri tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.