×
  • Show Time
  • Show Time

    Mashtrim apo Big Mama po martohet vërtetë?

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 15:50

    Këngëtarja nga Shkupi, Big Mama, duket se po rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re.


    Kjo pasi ka shpërndarë një imazh në Instagram, me anë të të cilit ka lënë të nënkuptohet se po martohet.

    Ajo shfaqet duke kremtuar natën e beqarisë dhe mban shiritin e nuses me përshkrimin ‘Do bëhem nuse’ dhe me një sërë vajzash të tjera si përcjellëse.

    “Nata e fundit e beqarisë”, ka shkruar ajo.


    Lidhur me këtë, reagimet nga ana e fansave kanë qenë të shumta dhe të menjëhershme duke e uruar atë për martesë.

    Në anën tjetër, Besiana Kasami (emri i vërtetë) siç shihet është në finalizim të klipit të ri të cilin po e xhiron në Prizren nga produksioni ‘XL Films’.

    “Akoma të dua” përndryshe mbetet e fundit këngë e lansuar nga Big Mama në tetor të vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!