×
  • Show Time
  • Show Time

    Maska e Butrint Imerit kushton sa një rrogë e Kosovës

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 11:51

    Butrinti u fotografua me maskë të shtrenjtë.


    Këngëtari Butrint Imeri është ndër emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare.

    Artisti së fundi vendosi të udhëtojë drejt bregdetit, teksa ndau fotografitë e para nga vendi ku po pushon.

    Në imazhet që i ndau me ndjekësit, Butrinti u shfaq me maskë në fytyrë, duke respektuar masat anti-COVID.

    Por, ishte pikërisht maska e tij që mori vëmendjen e fansave, ngase ishte e brendit “Louis Vuitton”.

    Çmimi i kësaj maske është mjaft i lartë, ajo kushton hiç më pak se 74 euro.

    Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri është “Phantom”, ndërsa pritet që shumë shpejt të kthehet me këngë të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!