Mbretëresha ka mirëpritur rikthimin e Princit dhe dukeshës Markle.Princ Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur pavarësisht se vendosi të braktisë jetën mbretërore me bashkëshorten e tij Meghan Markle.
Mbretëresha i tha atij gjatë drekës në Kështjellën Windsor se mund të rikthehej në çdo moment që të dëshironte. Mbretëresha Elizabeth zhvilloi një bisedë e cila zgjati plot katër orë, me nipin e saj, përpara angazhimit të fundit zyrtar mbretëror të tij dhe Meghan Markle.
Duka dhe Dukesha e Sussex do të bashkohen me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukeshën e Cornëall bashkë me Dukën dhe Dukeshën e Camridges në shërbimin vjetor të Ditës së ‘Commonëealth në Westminster Abbey’.
Madhëria e saj, i tha Harryt gjatë takimit të së dielës se ai është “Shumë i dashur dhe gjithmonë do të mirëpritet”. Një burim mbretëror tha se dreka e ‘pastroi ajrin’ mes të dyve dhe se Mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harryn. U tha gjithashtu se ishte një takim “shumë më i qetë” sesa samiti i tyre i mëparshëm i Sandringham, ku ata rrëzuan planet e ardhshme të dukës dhe dukeshës me Princin William dhe Princin Charles.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.