×
  • Show Time
  • Show Time

    Mbi dy milionë klikime kënga e re të Butrintit, Kidës dhe Ledrit për vetëm një ditë

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 10:06

    Butrint Imeri, Kida dhe Ledri, të shtunën në mesnatë sollën këngën e re të quajtur “Dale”.


    Projekti u prit tejet mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka arritur të shndërrohet në një nga projektet e preferuara.

    Kënga, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale, në vetëm një ditë ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

    Ky duket të jetë një sukses i radhës i tre artistëve shqiptarë, edhe pse bashkuan forcat për herë të parë me njëri-tjetrin.

    Shumë prej fansave me reagimet e tyre theksuan se kjo është kënga e verës 2021.

    Sidoqoftë, artistët me lehtësimin e masave ndaj COVID-19 kanë filluar të jenë të pranishëm edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

    Kida dhe Butrinti mbrëmë performuan në një nga klubet e njohura në Zvicër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!