×
  • Show Time
  • Show Time

    Mc Kresha tregon se fans i cilit futbollist është prej Kombëtares së Kosovës

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 9:12

    Kreshnik Fazliu i njohur me emrin artistik si Mc Kresha, krahas muzikës njihet edhe si fans i madh i futbollit.


    Kresha krahas që bën tifo për klubin e Liverpoolit, ai asnjëherë nuk heziton të mbështesë Kombëtaren e Kosovës.

    Së fundmi në një intervistë të dhënë për “Review”, rep-artisti ka treguar se është fans i madh i mesfushorit Milot Rashica.

    “Mc Kresha është fans i Milot Rashicës. A po e kupton se sa është e bukur kjo. Milot Rashica, shoku im, ma dëgjon muzikën shumë, por unë jam fans i Milotit derisa ai luan për Kosovën”, ka thënë ai, ku ka përmendur edhe emrat e Arbër Zenelit, Vedat Muriqit, Xherdani Shaqirit e Graniti Xhakës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!