Pas largimit nga Big Brother VIP Albania mbrëmë, Jetmir Salaj ka vënë sërish në dyshim transparencën e këtij formati.
Në një video të publikuar në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ish-banori tashmë shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni.
Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri në videon e publikuar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.