Arbenita Ismajli u bë e njohur për publikun shqiptar pasi u lidh me reperin e njohur, Fero.
Menjëherë modelja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tiparet dhe format e saj trupore. Arbenita jeton jashtë shtetit, aty ku po zhvillon karrierën e saj si modele. Ajo është kthyer në imazhin kryesor për disa linja veshjesh.
Së fundmi Arbenita iu është përgjigjur disa pyetjeve në Instagram rreth jetës private, por edhe rreth partnerit të saj Feros.
Gjithashtu ajo ka zbuluar ndërhyrjen e vetme estetike që ka, jo në fytyrë por në gjoks. Arbenita ka bërë reduktim të gjoksit, dhe ka realizuar dy ndërhyrje pasi e para nuk ishte e suksesshme.
“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni”!, shkruan modelja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.