Blerta Veseli, vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës në natën finale të “Miss Universe Albania & Kosovo 2020”, tashmë ka bërë përgatitjet e fundit dhe ka udhëtuar drejt eventit që do mbahet në Hollywood FL të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 16 maj.
Prezantuesja e emisionit ‘SHOW TIME’, që është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, në emisionin e fundit për këtë sezon, ka folur edhe për eksperiencën e saj në moderim, shkruan Reporteri.net.
Bukuroshja ka treguar se televizioni nuk ka qenë asnjëherë ambicie e saj, pasi që thotë se nuk e ka ndjerë të bëjë diçka të tillë.
Tutje ajo ka treguar se pse vendosi që të bëhet pjesë e emsionit, pasi mori titullin si Miss Kosova.
Këto dhe shumë të tjera, mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.