×
  • Show Time
  • Show Time

    Më e dashuruar se kurrë, kërcimi i Dua Lipës dhe të fejuarit të saj poshtë kullës Eifel po bën xhiron e rrjetit

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 23:04

    Dua Lipa dhe Calum Turner janë shfaqur më të dashuruar se kurrë. Çifti i sapo fejuar, teksa kanë vizituar Parisin për Javën e Modës duket se janë përfshirë në frymën e qytetit të dashurisë pasi kanë kërcyer dhe shkëmbyer puthje para Kullës Eifel.

    Këngëtarja dhe aktori pasi kanë shkrepur disa selfie janë filmuar nga të pranishmit edhe duke kërcyer.

    Një i pranishëm ka thënë për Daily Mail se: “Ata dukeshin kaq të lumtur teksa qeshnin dhe përqafoheshin. Më pas filluan të kërcejnë në mënyrë romantike. I mbanin krahët në qafë dhe dukeshin sikur po i këndonin njëri-tjetrit. Kishte rrotullime mbresëlënëse me këmbë. Ata mund të jenë të famshëm, por për këdo që i shikonte, ata dukeshin si çdo çift i ri i dashuruar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!