“Bëmë mama të të ngjajë”, është padyshim shprehja më e përshtatshme për Dhurata Dorën dhe nënën e saj, Teutën. Së fundmi artistja shqiptare ka ndarë në rrjete sociale një foto me të ëmën dhe ne mbetëm totalisht pa fjalë. Nëse Dhurata nuk do e kishte treguar që personi pranë saj ishte e ëma, me siguri askush nuk do e kishte kuptuar.
Më shumë se si nënë e bijë ato duken si dy shoqe të ngushta me njëra-tjetrën. Pikërisht për këtë shkak, fotografia e Dhuratës me nënën e saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë qindra komente. Në këtë formë këngëtarja na vërtetoi se bukurinë e ka të trashëguar nga nëna e saj dhe me siguri pas shumë vitesh Dhurata do të duket në formë kaq perfekte sa e ëma.
Edhe këtë vit Dhurata ka qenë padyshim një nga këngëtarët më të suksesshme në muzikën shqiptare. Para dy javësh ajo publikoi një baladë të ndjerë me titull “Harrom”, që deri më tani ka arritur më shumë se 6 milionë shikime në “Youtube”.
Ndërkohë, Dhurata pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.