×
  • Show Time
  • Show Time

    Me flamurin kuq e zi, Shkurte Fejza e këndon “Mora fjalë” në një stadium të Zvicrës

    Reporteri
    23 Mars 2024 | 20:23

    Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka  luajtur një miqësore në Zvicrës ndaj skuadrës së famshme, FC Aarau.

    Para se të fillonte ndeshja, në stadium performoi këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.

    Kënga e përzgjedhur nga Shkurte Fejza ishte “Mora Fjalë” që kënaqi të pranishmit në tribuna, e që sigurisht që është një numër i madh shqiptarësh.

    Kujtojmë që te skuadra zvicrane luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Arijan Qollaku, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi, Dorian Derbaci, Binjamin Hasani, dhe Shkëlqim Demhasaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!