×
  • Show Time
  • Show Time

    Më i pasuri i planetit zgjedh shtetin fqinj me Shqipërinë për të pushuar

    Reporteri
    19 Korrik 2022 | 19:35

    Me një pasuri prej më shumë se 230 miliardë dollarësh, Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, i cili këtë verë ka vendosur të kalojë disa ditë në Greqinë fqinje i shoqëruar nga miqtë e tij.

    Këtë fundjavë, 51-vjeçari u fotografua në Mykonos me një grup miqsh, ku binte në sy Sarah Staudinger, për të cilën ka thënë se është mikesha e tij më e mirë, e cila është bashkëshortja e CEO-s së kompanisë Endeavor.

    Pak ditë më parë, Elon Musk zbuloi se ai është baba i 10 fëmijëve me tre gra të ndryshme, por nuk u shoqërua nga asnjë prej tyre në udhëtimin e tij ballkanas./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!