×
  • Show Time
  • Show Time

    “Më ka inat se i kujtoj ish-burrin tullac”, 54-vjeçari i “Për’puthen +40” flet për raportet e acaruara me konkurrenten 62 vjeçare

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 17:14

    Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishin të ftuar disa nga konkurrentët e “Për’puthen +40” për të folur për eksperiencën e re që kanë ndërmarrë.


    I ftuar në studio ishte sipërmarrësi 54-vjeçar, Ndriçim Gjeçi, i cili me batutat e tij shkaktoi mjaft të qeshura.

    Duke komentuar konkurrenten 62-vjeçare, Shqipe Rexha, ai tha se e quan Kleopatra dhe herë pas here shpërthen.

    “Ka ardhur një zotëri tjetër që është pak më i madh në moshë dhe ishte shumë i interesuar për Shqipen, po flisnim në privatësi, por i thashë se nuk e njoh aq shumë. Shqipe më ka inat mua se ka pas burrin tullac dhe e ka tradhtuar. Më kujton ish-burrin më thotë. Por unë jam ndryshe, njëherë kam tradhtuar dhe kam kërkuar falje”, tha ai.

    Më pas sipërmarrësi u shpreh se në fillim është merakosur, pasi dy zonjat që janë aty u fokusuan vetëm te dy konkurrentë.

    “Ju hyri vetja në qejf dhe na lanë pas dore. U bëmë merak se nuk po na shikonte njeri, por do ketë prurje të reja, e nuk mund të themi më shumë”, shtoi Gjeçi.

    Ky i fundit shtoi se e preferuara e tij është Linda dhe e pyeti nëse do e ftonte në një takim. Ajo ju përgjigj: “Patjetër që po, me kënaqësi”.

    “Komplimente i kam bërë çdo ditë Lindës. Duhet të dal te dhuratat, po nuk e di çfarë preferon”, tha Ndriçimi. Ndërsa i pyetur nëse mjafton një herë në javë programi, ai tha duke qeshur: “Ne harrojmë emrat kur vijmë pas një jave, se kemi edhe moshën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!