Sheila Haxhiraj është konkurrentja e dytë e cila doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania”.
Në një intervistë në emisonin “Shqipëria ime”, ish-konkurrentja Haxhiraj u shpreh se është mërzitur për largimin nga Big Brother, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Sheila gjithashtu foli edhe për sherrin me Monikën, pasi sipas këngëtares, aktorja po luan shumë keq me Fifin.
Madje ajo tregoi një moment që nuk është kapur nga kamerat, e që kjo gjë e ka prekur tej mase Sheila Haxhirajn.
“Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time“.
Por, këngëtarja thotë se është zhgënjyer, kur pasi ka dalë nga shtëpia, ka parë disa video ku Monika e ofendon:
“Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”./Reporteri.net/