Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, tash e disa ditë është në krye të mediave rozë për arsyeje të disa pamjeve të cilat u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku ai shihet në afërsinë e Efit.
Së fundmi, Atdheu në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze, teksa ajo shihet me unazë në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës.
Faqja e njohur në ‘Instagram’ – “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të moderatores Bora Zemani nga emisioni i fundit i “Për’puthen”, teksa shihet ngjyra e thonjve e njëjtë me atë të vajzës të cilën e ka publikuar Atdheu në “InstaStory”.
“Vipat e Bllokut” kanë shkruar se ndjekës të shumtë i kanë dërguar këto fotografi duke aluduar se vajza në fjalë mund të jetë Bora, për shkak se edhe kohë më parë janë publikuar disa pamje ku shihet ish-konkurrenti nga Gjakova nën shoqërinë e moderatores.
Por, siç duket vajza në fjalë nuk është Bora, pasi modeli i thonjve të vajzës është katrore dhe i Borës në emisionin e fundit është më ndryshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.