Moderatori i njohur i publikut shqiptar, Ardit Gjebrea ka zgjedhur që pas kaq kohësh t’i rikthehet muzikës në programin e së dielës “E diela shqiptare”.
Gjebrea ka performuar plot emocione ulur në piano dhe nuk ha harruar që këtë moment ta ndajë dhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se sa i kishte munguar kjo gjë.
“Më kishte marrë malli të këndoj! Po kaq shum”, ka shkruar Arditi krah fotografisë ku shfaqet pranë pianos dhe mikrofonit.
Kujtojmë se moderatori është shkëputur prej kohësh nga muzika dhe ndonëse fansat e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e tij në të, Gjebrea ka performuar rrallëherë në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.