×
  • Show Time
  • Show Time

    “Më mirë ish mos me mendu”- për kë e ka fjalën Fifi

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 15:12

    Filloreta Raçi apo e njohur me emrin artistik, Fifi, ishte njëra ndër banorët e shumtë të shtëpisë me të famshme të momentit, Big Brother VIP.

    Për shkak të disa problemeve emocionale Fifi u detyra të lintë shtëpinë dhe të merrej me vetën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Edhe pse jashtë shtëpisë këngëtarja vazhdon të përcjellë spektaklin me shumë vëmendje.

    E pyetur nga fansat e saj se çfarë mendon për lidhjen mes Donaldit dhe Beatrixit ajo ka zgjedhur të mos komentoj asgjë.

    “Nuk mendoj gjo… Ma mire ish mos me menu… Se masnej kryqëzohem dhe akuzohem që kam nevoje per vëmendje”.

    “Përveq kesaj tashme jam jashtë… E kthyer në jetën time normale. Tani zgjedh mendimin tim ta mbaje për vete”, ka thënë Fifi.

    Kujtojmë që Donaldi disa javë para se të niste lidhjen me Beatrixin kishte deklaruar se e donte Borën./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!