×
  • Show Time
  • Show Time

    Më mirë po këndojka nëna se bijat – Suzana po ia kalojka me muzikë Norës dhe Erës

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 14:24

    Suzana Tahirsylaj – Istrefi është nëna e dy këngëtareve të njohura shqiptare, Norës dhe Erës


    Nora Istrefi ka qenë e ftuar në emsionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ ku u befasua nga nëna e saj, Suzana, shkruan Reporteri.net

    Nuk e befasua vetëm Nora, por edhe shikuesit kur dëgjuan nënën e këngëtares shqiptare, Suzanën duke kënduar me shumë stil.

    Suzana në rininë e saj kishte qenë këngëtare, por në momentin që i kishte vdekur burri, ajo nuk kishte kënduar më.

    Ajo për herë të parë pas shumë viteve vendosi që të këndonte në emsionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ të Arbana Osmanit.

    Ajo u shfaq e lumtur pasi këndoi pas një kohë shumë të gjatë, por edhe publiku e priti mirë pasi Suzana performoi për mrekulli.

    Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni nënën, e Norës dhe Erës duke kënduar këngën ‘Vjen si erë mali’ nga minuta 05:12. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!