Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.
Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. Së fundmi, nutricionistja ka qenë e ftuar në në ‘Glamour Zone’.
Ndër të tjera, Diola ka rrëfyer për herë të parë se një person i rëndësishëm në jetën e saj e ka tradhëtuar, dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar.
A të kanë tradhtuar ndonjëherë?, u pyet nutricionistja e njohur.
Diola Dosti: Po, më ka ndodhur, dhe ai person kaloi limitet e mia. Ndaj përfundoi gjithçka mes nesh.
“E zbulova nëpërmjet telefonit, në ditët e sotme gjithçka fshihet atje. Më pas është telefoni ai që i nxjerr të gjitha ato që kanë ndodhur. Në momentin që dikush cënon paqen time mendore dhe emocionale, unë nuk bëj dot kompromis”, është shprehur ajo.
E pyetur se a ka qenë ky mashkull, ish-bashkëshorti, Diola përgjigjet prerë se nuk ka qenë ai.