×
  • Show Time
  • Show Time

    Me trëndafila e në një ambient të hapur përrallor, Angela Martini befasohet për ditëlindjen e 35-të nga bashkëshorti i saj rumun

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 11:27

    Kjo ka qenë java e modeles Angela Martini pasi festoi ditëlindjen e 35-të.


    Bukuroshja nga Shkodra, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, kremtoi një ditëlindje përrallore së bashku me partnerin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

    Ajo duket se është befasuar nga bashkëshorti në një ambient të hapur, i cili kishte përgatitur një dekor të veçantë të punuar me lule me përshkrimin, “Urime ditëlindjen dashuria ime”.

    Në klipin e ndarë me fansat në Instagram, Angela duket e mahnitshme në një fustan të bardhë me pika të zeza në disa momente të lumtura me Dragos.

    “Fillimisht, mëngjesi”, ka shkruar ajo.

    Çifti janë tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe dashurinë e madhe veçse vazhdojnë ta dëshmojnë çdo ditë.

    Martini dhe Savulescu ndryshe u martuan në dhjetor të vitit 2017 në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!