×
  • Show Time
  • Show Time

    Media gjermane dha lajmin për ndarje nga Mozzik, ky është reagimi i Loredanës në Instagram

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 17:15

    Para disa ditësh kanë qarkulluar lajme se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre, të cilët tashmë janë prindër të një vazje.


    Është fjala për Mozzik dhe Loredana Zefin, prindër të Hanës, shkruan Reporteri.net

    Kohë më parë dyshja kanë qenë të pandarë, si në rrjetet sociale duke ndarë momente të ndryshem me fansat e tyre ashtu edhe në jetën e tyre private, duke qenë bashkë në çdo videoklip apo diçka tjetër.

    Mirëpo, kohëve të fundit kanë filluar disa thashetheme se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre, duke mos u parë në asnjë foto së bashku, madje Loredana duke u merrë me lansimin e këngës së fundit, Mozzik-u su pa askund.

    Por pastaj, dyshja postuan një fotografi së bashku duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet se ata janë ndarë.

    Megjithatë, veprimi i fundit i çiftit ka dëshmuar prap ndarjen e tyre, duke i hamendësuar të gjithë.

    Mozzik e Loredana nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social, Instagram, madje duke i fshirë të gjitha fotot e njëri-tjetrit përpos fotot e promovimit të albumit më të ri të Loredana Zefit.

    .

    Ndryshe, ndarja nuk po i intereson Loredanës, ku kjo e fundit po shoqërohet nga super ylli gjerman.

    Ndërsa reagimi i Loredanës në Instagram, kanë qenë disa video të një dite të zakonshme në veturën e saj super luksoze, duke bërë të ditur se nuk i intereson ndarja po fama.

    Kujtojmë që veprimin e fundit të çifitit, që ka bërë fansat të heqin hamendësinë se çifti janë ndarë, për këtë kanë shkruar edhe mediat gjermane, duke e vërejt se diçka nuk po shkon në mes çiftit. Megjithatë, pritet deklarata publike e njërit prej tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!