×
  • Show Time
  • Show Time

    Meek Mill ndahet nga e dashura një javë pasi u akuzua se u takua me Kim Kardashianin në një dhomë hoteli

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 16:27

    Reperi 33-vjeçar, Meek Mill e ka bërë të ditur lajmin se është ndarë nga e dashura e tij, disenjatorja e modës Milan Harris, e cila në muajin maj e solli në jetë fëmijën e tyre të parë, derisa reperi i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.


    Mill ka deklaruar se çifti është ndarë në mënyrë shoqërore dhe se vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin.

    “Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe ta rrisim fëmijën tanë të ndarë… Ne ende e duam shumë njëri-tjetrin por thjeshtë me mirëkuptim kemi arritur deri te ky vendim,” kishte shkruar reperi në postimin e tij në Twitter.

    Çifti e kishte filluar lidhjen një vit para se të bënin publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

    Ndarja e reperit nga e dashura vjen vetëm një javë pasi, Kanye West, deklaroi se kishte dashur të shkurorëzohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, pasi ajo ishte takuar me Meek Millin në një dhomë të hotelit.

    Mill i cili në të kaluarën ishte në lidhje me reperen Nicki Minaj, i ka mohuar akuzat e mikut dhe kolegut të tij se është takuar në Kimin në një dhomë hoteli, derisa West pas këtyre spekulimeve i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij.

    Po ashtu në rrjetet sociale tashmë ka filluar të qarkullojë një fotografi ku dyshja, Meek Mill dhe Kim Kardashian, shihen duke e zhvilluar një takim profesional në restorantit e hotelit “Wldorf”, dhe atë në shoqërinë e filantropes Clara Wu. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!